Telegrafi

Qetësi absolute, para një presioni të madh nga Diogo Jota – Ederson pushton rrjetet sociale me pasimin e tij

Ederson në mënyrë të mahnitshme bëri një pasim pranë  vijës së tij të portës në një moment të jashtëzakonshëm gjatë pjesës së parë mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Portieri brazilian në njëfarë mënyre nuk u zmbraps pasi arriti të kontrollonte në mënyrë të shkëlqyeshme topin, pasi në prekjen e parë disi u ngatërrua.

Ai e priti atë dhe tentoi një pasim derisa topi u largua prej tij.

Diogo Jota tentoi t’i bënte presion Edersonit, por portieri mbeti jashtëzakonisht i qetë dhe me sukses zgjodhi shokun e tij të skuadrës me topin në vijën e tij të portës.

Është e panevojshme të thuhet, momenti i përsosmërisë së Edersonit i bëri mediat sociale për veti. /Telegrafi/