Telegrafi

Qetë në Prishtinë, lëvizje të pakta të qytetarëve

Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka miratuar masat shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Si rrjedhojë sot ishte qetë në Prishtinë, ndërsa kishte lëvizje të pakta të qytetarëve.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës është ndaluar qarkullimi i i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore.

Po ashtu lëvizjet në rrugë thuhet të bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët.

Po ashtu, janë ndaluar tubimet në të gjitha mjediset-private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura, përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët.  /Telegrafi./