Telegrafi

Qetë dhe i boshatisur vendi ku duhet të ndërtohet kryqi në Butel

Sot në Butel të Shkupit, në vendin ku dy ditë më parë qytetarët vendosën tenda për kundërshtimin e vendimit për të ndërtuar një kryq 55 metra të lartë, vendi është i qetë, transmeton Telegrafi.

Ka vetëm lëvizje të madhe të automjeteve që shkojnë në varrezat e Butelit për shkak të festës krishtere.

Në fund të fundit, kjo ishte arsyeja për udhëheqësinë e BDI-së për vendosjen e kampit ku një javë më parë u vendos gurthemeli për ndërtimin e kryqit.

Ende është i paqartë nëse kampi është hequr përgjithmonë ose vetëm për festën e sotme krishtere. Tani ka vetëm ekipe që vendosin palma të reja në vendin ku ka pasur djegie. /Telegrafi/