Telegrafi

Qeskat e çajit qetësojnë lëkurën

Përveçse këto kompresa të ftohta lehtësojnë ënjtjen, kafeina (e pranishme në çaj) ngushton enët e gjakut dhe në këtë mënyrë tërhiqet skuqja dhe ënjtja.

Kështu, acidi taninik nga çaji vepron si astringjent (pastron lëkurën dhe ngushton poret), i cili gradualisht tendos lëkurën.

Megjithatë, shmangni përdorimin e çajit të zi, sidomos atij anglez, sepse përmban materie të cilat e irritojnë lëkurën. /Telegrafi/