Site icon Telegrafi

Qeska dhe fryrjet

Fryrjet, që vijnë nga gjumi i mangët apo lotimi (qarja), janë dukuri e përkohshme. Lagështia grumbullohet në sytë, por gjatë ditës ajo arrin të shkarkohet. Zakonisht pacientët i shqetësojnë qeska të tjera. Ato shfaqen, kur indi natyror dhjamor nën sytë rrëshqet poshtë dhe krijon fryrje. Qeska të tilla nuk zhduken vetiu.

Pacientët i shqetëson më tepër, kur mbi qeskat e përhershme, krijohet edhe fryrje e përkohshme. Atëherë ato bien më shumë në sy.

Kompresat me akull, lëkurë kastraveci, kremrat dhe xhelat, ndihmojnë për largimin e fryrjeve, që krijohen nga të qarët ose lodhja. Veçse tregohuni të kujdesshëm me kremrat dhe xhelat. Po t’i vini shumë më pranë qepallës së poshtme, ato mund të futen në sy dhe të bllokojnë kanalet e nxënies së mbetjeve toksike. Po të ndodhë kjo, fryrja vetëm do të rritet.

Gjithmonë vëreni kremin gjysmë centimetri nën qerpikët e poshtëm. Për fat të keq, mjete efektive të përdorimit shtëpiak ende nuk ka.

Qeskat mund të hiqen me operacion, i cili quhet blefaroplastikë e poshtme. Para operacionit duhet patjetër të konsultoheni me kirurgun. /Telegrafi/
 

Exit mobile version