Telegrafi

Qeshni me versionin komik të “50 Shades of Grey” (Video)

Kristiani dhe Anastasia vijnë si dy personazhe komike, të cilët tallen me filmin më të përfolur në botë “Fifty Shades of Grey”, transmeton Telegrafi. 

Filmi është kritikuar nga shumë personalitete botërore, duke përfshirë Maddonën, e cila ka thënë se nuk ia vlen të shikohet një film me skena të ashpra seksuale. Traileri i versionit komik të këtij filmi brenda 24 orëve është klikuar rreth 2.5 milionë klikime.

Kujtojmë se në këtë film paraqitet edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, me rolin e Mia Grey. /Telegrafi/