Telegrafi

Qeshja nuk është gjithmonë ilaç – mund të jetë vdekjeprurëse!

Hulumtimet kanë treguar se sulmet e të qeshurit mund të jenë të këqija për shëndet, ndërsa mund të çojnë edhe në tavolinën e operacionit.

Një grua e cila vuante nga takikardia kolaboi dhe vdiq gjatë një sulmi të të qeshurit intensiv, dhe më pas u vërtetua që kjo ndodhi për shkak se gjatë një qeshjeje të fortë erdhi deri tek ruptura e zemrës (pëlcitja e indit). Gjithashtu, u zbulua se thithja e shpejtë e ajrit gjatë të qeshurave intensive shpesh mund të shkaktojë inhalimin e trupave të huaj dhe kështu mund të shkaktojë sulme të astmës, ndërsa të qeshurit intensiv mund të shkaktojë edhe shfaqjen e hernies.

Për fat të mirë, e qeshura ka edhe përparësitë e saj – ajo redukton ngurtësimin e mureve të enëve të gjakut dhe zvogëlon tensionin dhe stresin, ndërsa është dëshmuar se redukton edhe rrezikun e sulmit në zemër. Palaçot vullnetarë të spitaleve e përmirësojnë në mënyrë të dëshmuar funksionin e mushkërive tek pacientët me sëmundje kronike obstruktive të mushkërive, dhe në qoftë se do të qeshnit me zemër gjithë ditën, do t’i shpenzonit madje 2.000 kalori.

Tek pacientët nga diabeti qeshja mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, por mund ta rrisë edhe fertilitetin: një studim tregoi se 36 për qind e grave që janë përpjekur të mbesin shtatzënë me ndonjë metodë të riprodhimit të asistuar dhe të cilat pas procedurës IVF dhe transferimit të embrionit u argëtuan nga palaçot, ia dolën të mbetnin shtatzënë, ndërsa në grupin e kontrollit mbesin shtatzëna vetëm 20 për qind. /Telegrafi/