Telegrafi

Qeshi pas raportimit për aksidentin fatal, suspendim për gazetaren (Video)

Zi Ying nga Kina, pasi raportoi për një aksident trafiku ku u përfshinë 30 vetura dhe humbën jetën 18 persona, ka postuar një fotografi ku shfaqet duke qeshur dhe me dy gishta lartë.

Veprimi saj, është konsideruar i turpshëm dhe i pasjellshëm nga zyrtarët e radios dhe u suspendua nga puna, transmeton Telegrafi.

“Kërkoj sinqerisht falje, më falni. Kam bërë gabim”, ka thënë Ying në një video të shkurtër, e penduar për gjestin e pazakontë.

Nuk janë bërë të ditura motivet e sjelljes së saj, ndërsa ende nuk dihet nëse do mbetet në punë apo do përjashtohet, për shkak të mungesës së etikës profesionale. /Telegrafi/