Në mënyrë që të mbajë mend të gjitha që thotë gruaja tij, një shfrytëzues i Reddit-it i ka shkruar të gjithat në një ditar. E, këtë shënim është kujdesur që ta shohim edhe ne, transmeton Telegrafi.
Ja disa nga thëniet që thotë ajo, përderisa është në gjumë:
“Dua t’i bëjë me baltë, të gjitha gjërat që janë shpërndarë këtej pari”.
“Nuk mund të bëj asgjë tani, se jam në mes të gotave”.
“Nuk mund ta bëjmë tjetrin, sepse nuk kemi makinë më të madhe”.
“Një njeri i zakonshëm është duke më testuar”.
“Më duhen më shumë këmbë”.
“Ti nuk e vlen besimin tim”.
“Më duket sikur më ka mbetur tastiera në duar”.
“Sa ka mbetur derisa të përfundoi harta”.
“Nuk po më kujtohet se pse do t’i ndërrosh mollët”.
“Më jep gjëra me shumë erë”.
“Nuk po mund të fle, sepse sëmuren dhe bie në zënkë”.
“Krevat, krevat, krevat, krevat, krevat”.
“Parmezani nuk shkon kështu”. /Telegrafi/