Maqedonia është vend i çudirave dhe kjo vërtetohet dita ditës. Dje, Rosomani ishte shembulli i çudirave kolektive në Maqedoni. Djegia e folesë së lejlekëve ishte shkaku që e gjithë komuna mbeti pa rrymë, për disa orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me folenë e lejlekëve janë djegur edhe kabllot elektrike të instaluara në shtyllën elektrike, një ndër më të mëdhatë në atë vendbanim.
”Normalisht, në kohë kur lejlekët shtegëtojnë ne kujdesemi që të rinovojmë kabllot dhe instalimet elektrike dhe për t’i përgatitur për stinën e dimrit. Edhe foletë e lejlekëve i ndërrojmë duke vënduar fole tjera që përpunohen nga nxënësit e shkollës së mesme elektro teknike në Veles. Ja që këtë vit, këta lejlekë janë në vendin e tyre ende edhe pse është dashur të jenë duke shtegëtuar.” thotë Atanas Kovaçevski nga EVN.
Pas lokalizimit të problemit, është intervenuar dhe janë ndërruar teknika e lidhur me shtyllën elektrike dhe kabllot përçuese./Telegrafi/