Telegrafi

Qeset plastike, nga 1 qershori me pagesë në Gjermani

Ministrja federale e ambientit, Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare, e cila i obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë

Qeset prej najloni të cilat në çdo market ofrohen falas, nga 1 qershori i këtij viti, në Gjermani do të bëhen me pagesë. Ato do të kushtojnë, varësisht nga cilësia, prej 5 deri në 50 centë.

Për një hap të tillë, ministrja federale e ambientit, Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare, e cila i obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë, transmeton albinfo.ch.

Ka shumë shitore të cilat qysh tash kërkojnë para për qeset që i kanë për konsumatorët. Arsyeja për këtë hap qëndron te udhëzimi i BE-së, sipas të cilit përdorimi i qeseve nga materialet sintetike duhet të reduktohet dukshëm.

Siç dihet, plastika është një material që nuk shkatërrohet kështu që grumbullimi i saj i shkakton dëme të mëdha ambientit. /Telegrafi/