Telegrafi

Qese me perime të ngrira ose akull për kapakë të ënjtur

Shkaktarët e kapakëve të ënjtur mund të jenë të ndryshëm. Nëse syri ka ardhur në kontakt me kremin apo ka qenë i ekspozuar ndaj rrymave të ajrit, me siguri se bëhet fjalë inflamacion të syrit. Reagimi alergjik gjithashtu mund të jetë një faktor.

Ndërsa bizelja e ngrirë është zgjidhja më e mirë për ‘terapinë e ftohtë’, sepse kokrrat e bizeles shpërndahen në mënyrë të përsosur përgjatë sipërfaqes së ënjtur.
Kështu, nxirreni qesen nga frigoriferi, vendoseni atë të qëndrojë dhjetë minuta mbi tavolinë (që të shkrihet pak) dhe pastaj vendoseni në fytyrë.

Nëse nuk ndihmojnë qeset e ngrira, as kremrat speciale, ndërsa kapakët e poshtëm janë rregullisht të ënjtur, duhet t’i kontrolloni veshkat. Po ashtu, kapakët e epërm të ënjtur në kohë të gjatë, mund të jetë shenjë e zemrës së dobët. /Telegrafi/