Site icon Telegrafi

Qërojnë hesapet në parkingun e mbuluar me akull, dyshja rrahen brutalisht derisa dhjetëra të rinj bënin tifo për të preferuarin e tyre (Video, +18)

Dy kalimtarë rasti janë filmuar duke u rrahur brutalisht në një parking të mbuluar me akull, ku mezi arrinin të qëndronin në këmbë duke rrëshqitur.

Edhe përkundër kushteve ekstreme të motit, dyshja u zhveshën dhe vendosën t’i qërojnë hesapet në rrugë, derisa dhjetëra të rinj i vëzhgonin nga afër dhe bënin tifo për të preferuarin e tyre, transmeton Telegrafi.

Por është interesant se si në këtë rrahje ishte edhe një refer, i cili i ndërpriste sa herë që njëri prej tyre rrëshqiste dhe rrëzohej në tokë, me qëllim që ndeshja të jetë sa më fer.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur Angli, kurse lokacioni i saktë nuk dihet. Ndërkaq, policia ka filluar hetimet dhe është duke punuar në identifikimin e “aktorëve” të kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version