Site icon Telegrafi

Qerkini: Ishim më të mirë se Ballkani, nuk dorëzohemi sa i përket mbijetesës

Ferizaj pas tri humbjeve radhazi ka marrë një pikë të vlefshme në duel me Ballkanin.

Bardhekaltërtit luajtën baras 1-1 me kampionin vjeshtor të Kosovës, duke shfaqur një lojë të bukur.

Trajneri i Ferizajt, Burim Qerkini ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, duke thënë se kanë merituar edhe fitoren.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por jam i kënaqur me lojtarët. Pësuam golin por u rikthyem në lojë, patëm disa raste. Ky nuk është rezultat real kemi pas raste të qind për qindta, do të vazhdojmë deri në fund për mbetje në elitë” tha Qerkini për “Super Sport Kosova”.

Ai tregoi edhe për motivin që pati skuadra e tij ndaj Ballkanit, teksa tha se pikët që iu nevojitën janë motivi kryesor.

“Ne kemi pasur motiv vetëm nga pikët që na u kanë dashur neve”.

“Kam besim te lojtarët, me këtë angazhim i’a dalim, i marrim lojërat një pas një, lojë pas loje nuk dorëzohemi deri në fund” , përfundoi Qerkini. /Telegrafi/

Exit mobile version