Site icon Telegrafi

Qeriqi për paralajmërimet për uljen e pensioneve për veteranët: Jemi të paluhatshëm në qëndrimet tona!

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se paralajmërimet e fundit të Qeverisë së Kosovës se duhet të diskutohet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK-së, do të sjellin situata të pakëndshme.

Ai në Facebook ka shkruar se për këtë çështje nuk do të diskutojnë fare me Qeverisë dhe se nuk do të pranojnë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve.

“Qeveria le të diskutojë me drejtorë bordesh e agjencish të ndryshme të cilët marrin deri në katërmijë, pesëmijë euro, dhe të merr vendime për uljen e pagave të tyre. Po ashtu le të diskutojë me përfaqësuesit e institucioneve që t’ua ulë mëditjet dhe të bëjë shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme. Në vend se të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për këtë kategori, ata planifikojnë uljen e pensioneve, se po ju duken që u bënë çirak veteranët me 170 euro. Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshem në qëndrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të tërhiqemi”, ka shkruar ai.

Exit mobile version