Telegrafi

Qeriqi: Nesër Mustafës i shkon një letër (Video)

Në një lidhje telefonike për Rrokum Roll në TV Rrokum, Xhevdet Qeriqi, kryetar për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së ka thënë se po presin deri në fund të kësaj jave për të parë se “si po shkon procesi”.

“Deri sot s’është marrë seriozisht kjo kategori”, theksoi ai, duke shtuar se nesër do të provojë me kontaktua ministrin Arban Abrashi dhe kryeministrin Isa Mustafa përmes një letre, për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me ta.

“Nëse nuk marrim përgjigje, protesta nis javën tjetër”, ka thënë ai. /Telegrafi/