Telegrafi

Qeriqi: Lista e publikuar me veteranët mashtrues, mund të jetë edhe më e madhe (Video)

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se lista e publikuar me veteran mashtrues, mund të jetë edhe më e madhe, por përfshirja e veteranëve të vërtet në këto lista e ka dëmtuar pak procesin.

“Unë gjithmonë i kam kundërshtuar listat e publikuara nga qeveria. Numri prej 20 mijë veteranëve mashtrues që është publikuar, për mua ka qenë i përafërt me atë që e kam menduar”, tha ai.

“Besoj që kjo listë mund të jetë edhe më e madhe, por lista është dëmtuar nga përfshirja e luftëtarëve të vërtet në këto lista”.

Qeriqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se përfshirja e veteranëve të vërtet në këto lista ka qenë i qëllimshëm.

“Qëllimi ka qenë nga politika për të krijuar mjegull në opinion se kush është veteran i vërtet e kush i rrejshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve ka filluar keq dhe ka përfunduar gjithashtu keq.

“Duke parë punën e Komisionit që ka filluar para pesë viteve, e kam kuptuar se ky komision nuk ka për qëllim të kryej punën si duhet. Ka filluar punën keq dhe ka përfunduar gjithashtu keq”, deklaroi Xhevdet Qeriqi./Telegrafi/

Qeriqi: Lista e publikuar me veteran mashtrues, mund të jetë edhe më e madhe

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se lista e publikuar me veteran mashtrues, mund të jetë edhe më e madhe, por përfshirja e veteranëve të vërtet në këto lista e ka dëmtuar pak procesin.

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 20 septembre 2018