Site icon Telegrafi

Qeriqi kërkon pensione edhe për veteranët që punojnë

Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së po kërkon nga Qeveria që të gjithë veteranëve që janë të punësuar në institucione t’u paguhet 50 për qind e pensionit të veteranit.

Por, në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë thonë se 50 për qind të pensionit e marrin vetëm ata që janë të punësuar në sektorin privat, por jo edhe në atë publik.

Përfaqësues nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që janë të punësuar nëpër institucione të shtetit t’u paguhet 50-përqindëshi i pensionit të veteranit.

Por, në anën tjetër, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, ka thënë për gazetën “Zëri” se kanë kërkuar që 50 për qind e pensionit t’u jepet edhe veteranëve të cilët janë në marrëdhënie pune.

“Ne kemi kërkuar që 50% t’u takojë edhe atyre që punojnë, sepse edhe ata që punojnë kanë dhënë një kontribut”, ka thënë ai. /Zeri/

Exit mobile version