Telegrafi

Qeriqi: Jo bomba, por protesta paqësore kundër Qeverisë

Xhevdet Qeriqi ka drejtuar grevën që e kanë bërë ish-luftëtarët e UÇK-së, më 2011, duke vendosur tendat para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste për mosmiratimin e beneficioneve për ish-luftëtarët. Gjithashtu, Qeriqi dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij u patën akuzuar se kanë hedhur koktej molotovi në oborrin e Qeverisë së Kosovës, gjatë një proteste të mbajtur në vitin 2009.

Qeriqi ka deklaruar se kohëve të fundit nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët e lartë qeveritarë të Kosovës, ndërsa ka folur në telefon vetëm me zyrtarë që merren verifikimin e pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta.

“Duhet të themelohet një komision qeveritar ose parlamentar, i cili do të angazhohej për gjetjen e fondeve, për të mundësuar që draft-ligji për Veteranët të ketë mundësi të zbatohet prej fillimit të korrikut. Nëse Qeveria angazhohet vetëm për verifikimin e veteranëve, por nuk punon për fondet, atëherë kjo do të ishte një lojë, të cilën do ta kundërshtonim”, ka thënë Qeriqi.

Duke folur për tensionet në Luginën e Preshevës, Qeriqi ka deklaruar se dhuna është papranueshme, por në rast se ajo do të imponohej nga autoritetet serbe, atëherë sigurisht se nga Kosova do të ndihmoheshin shqiptarët në atë pjesë.

Ndërsa, duke komentuar bisedimet me Serbinë se spekulimet se mund t’i jepet ndonjë status veriut, Qeriqi ka deklaruar se territori i Kosovës është i paprekshëm, ndërsa askush nuk guxon të veprojë kokë në vete dhe të bëjë kompromise të dëmshme. /Telegrafi/