Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e gjerë për ndeshjet me Britaninë e Madhe.
Ndeshjet me Britaninë e Madhe janë menjëherë në janar, ndërsa i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.
Ndeshja Kosovë – Britani e Madhe është më 10 janar nga ora 20:30 në Prishtinë. Ndërkohë ndeshja Britani e Madhe – Kosovë është më 13 janar nga ora 14:00 në derbi.
Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve avancon në kualifikimet e rregullta për Euro 2026.
Selektori Qerimi ka ftuar në ekipin e gjerë 19 lojtarë. Në Kombëtare janë kthyer Bujar Ramosaj, Festim Mustafa e Atdhe Basholli, ndërsa për herë të parë për ndeshje zyrtare konkurojnë Dominik Palushi e Jon Vokshi.
Për shkak të lëndimeve në ndeshjet me Britaninë e Madhe mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Egzon Gjuka, Lulzim Shabani e Shaban Zogaj. Ndërkohë Drilon Tahirukaj e Drenit Tahirukaj nuk i janë përgjigjur ftesës së selektorit Bujar Qerimi.
Kombëtarja grumbullohet më 3 janar në Prishtinë. Synimi është i qartë – kalimi i Britanisë së Madhe dhe sigurimi i kualifikimeve të rregullta për Euro 2026.
Lista e lojtarëve:
Emri Mbiemri | Klubi |
Kastriot Jupa | LHC Cottbus (GER) |
Dominik Palushi | RK Sisak (CRO) |
Valon Dedaj | HSC Kreuzlingen (SUI) |
Arti Luzha | KH Rahoveci |
Kushtrim Ninaj | RK Osijek (CRO) |
Arbios Mushkolaj | KH Besa Famgas |
Luigj Quni | GC Amicitia Zürich (SUI) |
Festim Mustafa | KH Kastrioti |
Haris Berisha | HSC Kreuzlingen |
Bujar Ramosaj | HSC Kreuzlingen (SUI) |
Jon Muqolli | KH Rahoveci |
Leonard Gegaj | Anderstorps SK (SWE) |
Rron Ramadani | KH Kastrioti |
Enis Kuleta | KH Prishtina |
Atdhe Basholli | HSG am Hallo Essen (GER) |
Matej Thaqi | RK Varazdin (CRO) |
Liridon Zena | RK Zamet (CRO) |
Jon Vokshi | KH Besa Famgas |
Armend Alaj | ThSV Eisenach (GER) |