Site icon Telegrafi

Qërim hesapesh mes narko-kartelëve meksikanë, pjesëtarët e bandave vrasin pamëshirshëm (Video, +18)

Një grup i armatosur që i përket narko-kartelit meksikan Santa Rosa de Lima, ka publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e vendosura në helmeta duke kryer masakër ndaj një bande tjetër rivale, që besohet të jetë pjesë e kartelit Halisko Nueva Henerasion.

Sulmi ka ndodhur më 5 shkurt në qytezën Gvanahuatou, raportojnë mediat meksikane, ku videoja fillimisht ishte publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Sulmi i befasishëm në një lokal ku kryhen punët e teneqepunuesit, shfaq momentin kur persona të armatosur vrasin pesë persona tjerë gjithashtu të armatosur të cilët po bënin roje para lokalit.

Njëri nga sulmuesit kishte të vendosur kamerë në helmetë, që ka filmuar momentin kur dy vetura ndalen në rrugë dhe fillojnë të shtënat ndaj personave që thjesht nuk po bënin asgjë.

Aty fillimisht shfaqet burri që besohet të jetë lideri i bandës, i cili kërcen nga vetura dhe urdhëron të tjerët të shtinë në drejtim të objektit. Burri i veshur me bluzë me ngjyrë të verdhë, shkrepë dy plumba mbi të plagosurin që po qëndronte i shtrirë në tokë.

Këto dy kartele janë në luftë që nga viti 2017, kurse lideri i Halisko Nueva Henerasiona është ish-bashkëpunëtor i famëkeqit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo që së fundmi është shpallur fajtor në New York. /Telegrafi/

Exit mobile version