Telegrafi

Qeqa Krelani tregon se futbollisti Gentrit Dumani ka flirtuar me të

Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa është njëra nga futbollistet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Zeshkania mbrëmë ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, teksa rrëfen më shumë detaje rreth jetës së saj.

Në mesin e shumë sfidave dhe pyetjeve nga artistët e tjerë ishte se, ‘cili futbollist flirton me të?’.

Dhe me këtë rast, një përgjigje nga Krelani nuk ka munguar.

“Është një futbollist që luan për Flamurtarin, emri i tij është Gentrit Dumani që më shkruan mua, i kërkoj falje që e thash emrin e tij”, janë fjalët e saj.

E njëjta ndryshe është motra e këngëtares Flaka Krelani, e cila njihet për deklaratat që shpesh bën për futbollistët shqiptarë.

Lexo po ashtu Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani tregon momentin e sikletshëm kur e kishte quajtur Zhegrovën "idiot" në transmetim direkt

Ajo muaj më parë pati një mosmarrëveshje me futbollistin Edon Zhegrova, pasi tregoi një moment kur e kishte quajtur këtë të fundit “idiot” në transmetim direkt. /Telegrafi/