Telegrafi

Qepje në trajtë mozaiku

Cohat përbëhen prej pjesësh të ndryshme, me to mund të qepen veshje të ndryshme dhe çfarëdo që t’ju bjerë ndër mend.
Ky stil të kujton të kaluarën dhe krijon ndjenjë të kënaqësisë në shtëpi. Sot ekzistojnë coha luksoze dhe moderne që janë krijuar nëpërmjet kësaj metode. Çarçafë, perde, çanta, veshje, gjithçka që mund të bëhet prej tij, ndërsa janë shumë moderne mobiliet në stilin mozaik.

Ky stil i punës me dorë është bërë aktuale përsëri nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar në lëvizjen hipi, sepse larmia e mozaikut rikujton kreativitet dhe shpirt të lirë.
Prisni forma të ndryshme veshjesh në forma gjeometrike dhe kujdesuni që materialet të jenë të ngjashme. Çdo format pritet sipas skemës, pastaj me makinë ose me dorë pjesët bashkohen dhe kështu krijohet një tërësi. Hekurosja është e rëndësishme, sepse fitohet një sipërfaqe e rrafshët e mozaikut prej tekstili. Nën këtë material vendoset edhe material tjetër për poshtë dhe kështu keni një material të ri me pamje të larmishme dhe interesante, të krijuar prej veshjes së vjetër. /Telegrafi/