Site icon Telegrafi

Qepë të mbushura me kërpudha

Nevojiten:

▪ 8 kokë qepë mesatare
▪ 400 g kërpudha
▪ 2 dl lëng domatesh
▪ 100 gramë proshutë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 2 lugë gjelle pure domatesh
▪ 50 g oriz
▪ 100 gramë djathë mocarela
▪ 1 lugë gjelle majdanoz i grirë

Përgatitja:

1. Kokët e qepëve pastrohen dhe zihen pakëz në ujë të valë, sa të zbuten.

2. Pastaj hiqen nga vala, kullohet dhe lihen të ftohen.

3. Me thikë të mprehtë hiqet mesi i qepës, ashtu që "muri" të mbetet i trashë me tri fletë.

4. Orizi zihet në ujë me kripë dhe kullohet.

5. Kërpudhat priten në rriska, proshuta pritet në kube, ndërsa hudhra grihet shumë imët.

6. Në pak vaj kaurdiset proshuta, sa të skuqet. Pastaj shtohen qepët e nxjerra nga brendia e kokëve të qepëve, kërpudhat dhe hudhra. Kaurdisen bashkë derisa të zbuten kërpudhat.

7. Nga fundi i kaurdisjes shtohen pureja e domateve, majdanozi, orizi dhe erëza, kripë e piper i zi sipas shijes.

8. Brendia e kokëve të qepëve mbushet me mbushjen e përgatitur.

9. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me gjalpë, renditen në të kokat e qepëve të mbushura, u derdhet përmbi lëng domatesh dhe qepët piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius. Nga fundi i pjekjes, në çdo kokë qepe të mbushur vendoset nga një kube djathë mocarela dhe qepët kthehen sërish në furrë e piqen derisa të shkrihet djathi.

Këshillë shtesë: Kokët e qepëve nuk duhet të zihen shumë, me qëllim që të mos shpërbëhen.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version