Mëngjesi i sotëm (e enjte) ka nisur me debate për Roza Latin dhe Meri Shehun në Big Brother VIP Albania 3.
Fillimisht banoret po flisnin me qetësi me njëra-tjetrën, ku Roza po intervistonte Merin për detaje nga lidhjet e saj të dashurisë.
Astrologia i tregoi se është shumë xheloze dhe meshkujt “nuk i’a gjejnë dot fillin”.
Më pas, situata degradoi dhe mes tyre plasën ofendimet e kërcënimet.
“Qepe gojën, mos të të kapi unë seriozisht, se deri më tani më je dukur e pavlerë. Po të kapa vërtetë seriozisht s’do të të ngelë qime floku në kokë”, iu drejtua Meri, Rozës.
Prezantuesja e famshme më pas ia ktheu: “Meri mbaji nervat zemra ime”.
Pritet të shihet se si do të vijojë ky raport apo nëse do të marrë një dënim nga produksioni. /Telegrafi/