Site icon Telegrafi

Qepa mund të jetë përbërësi i cili po jua shkakton fryrjen e barkut

Fryrja e barkut është diçka që kryesisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të cilat trupi ka vështirësi t’i tretë siç duhet

Kjo mund të ndodh nëse hani tepër ose ushqeheni pashëndetshëm.

Megjithatë, ka edhe ushqime të shëndetshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur kur hahen në sasi të vogla.

Një ndër përbërësit më të famshëm të gatimit që mund ta shkaktojë fryrjen e barkut është qepa.

Qepa përmban karbohidrate të quajtura fruktane, të cilat zorra e vogël nuk mund t’i absorbojë siç duhet.

Kështu, ato kalojnë në zorrë të madhe ku fermentohen. Kjo shkakton fryrje të barkut, gazra dhe në disa raste edhe diarre, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Lexo po ashtu Këshilla e gastroenterologut për ditët kur vuani nga fryrja e barkut

Megjithëse shumë njerëz mund të hanë qepë në doza të vogla pa pasur probleme me fryrje të barkut apo gaz, disa tjerë janë më të ndjeshëm dhe e vërejnë më shumë efektin.

Edhe produktet e grurit si buka dhe pastat kanë sasi të larta të fruktanit. /Telegrafi/

Exit mobile version