Ekspertët pëlqejnë ta quajnë qepë pranverore, sepse është karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Shijen dhe aromën mund ta lehtësoni ashtu që e vendosni në sallata, perimet e preferuara, gjellët e ziera dhe në tavë.
Qepa e ere fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë te:
• Ulja e nivelit të sheqerit në gjak;
• Rregullimi i nivelit të kolesterinës;
• Rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut;
• Reduktimi i rrezikut nga krijimi i kancerit, veçanërisht kanceri i zorrës së trashë;
• Lehtësimi i inflamacioneve kronike në trup;
• Reduktimi i radikaleve të lira.
Kompozimet të cilat janë përgjegjëse për aromën dhe shijen e pakëndshme po ashtu janë përgjegjëse edhe për veçoritë shëruese të qepës.
Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore. Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, e, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit. /Telegrafi/