Site icon Telegrafi

Qepa e kuqe rregullon sheqerin

Qepa e kuqe përmban krom – mineral i cili ndikon në faktorin e tolerancës së glukozës, i cili përmirëson prodhimin e insulinës

Në këtë mënyrë qepa e kuqe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, transmeton Telegrafi.

Numri i rasteve të diabetit të tipit 2 po rritet me shpejtësi, dhe sa i përket sëmundjes së rëndë, e cila kërkon terapi të përshtatshme dhe konsultime me mjekun, është e mundur të rregullohen simptomat dhe të reduktohen nivelet e sheqerit në gjak.

Ky problem shëndetësor po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, dhe një nga shkaqet kryesore është zakoni i varfër jetësor dhe menaxhimi i jetës së çrregullt.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore të jesh fizikisht aktiv për të parandaluar, për të marrë trajtim mjekësor dhe për t’u kujdesur për peshën

Konsumimi i qepës së kuqe është mënyra e mirë që të ndihmohet në shërimin e diabetit të tipit 2, mirëpo edhe të efektit të hipo-glykemisë,prandaj edhe këshillohet ta përfshijnë në ushqimin e tyre ata të cilët vuajnë nga sëmundja e sheqerit.

Nutricionistet Julie Kelow dhe Sara Brever kanë zbuluar se duke konsumuar 100 gramë qepë të kuqe mund të ulni shanset për të pasur diabetin e tipit 2.

Qepa e kuqe është një burim i shkëlqyeshëm i quercetin, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe lufton kancerin. /Telegrafi/

Exit mobile version