Njerëzit në internet janë dashuruar me Goma, një qenushe tepër e lezetshme me veshë të mëdhenj, si Mickey Mouse!
Mickey Mouse është një personazh ikonik dhe me të vërtetë i adhurueshëm. Ai është maskotë zyrtare e Walt Disney.
Që nga krijimi i tij, personazhi vizatimor i bukur dhe i gëzuar nuk ka ndalur kurrë së magjepsuri fëmijë dhe të rritur në të gjithë botën.
Veshët e tij super të lezetshme janë tipari i tij më i njohur, dhe një qenushe japonez është bërë një personazh i famshëm në internet vetëm pse ka veshë që ngjasojnë me të!
Goma, gjashtë vjeçare nga Japonia, ka mbi 114 mijë ndjekës në Instagram! Fotografitë e qenit të vogël me veshët e saj të mëdhenj Mickey Mouse mund të ndriçojnë menjëherë ditën tuaj!
Pasi llogaria e saj në Instagram u vu re kohët e fundit nga shumë ndjekës, qenushja, që jeton në Tokio, Japoni, u emërua “Qenushja Mickey Mouse”.
Veshët e saj janë gati të njëjtën madhësi si koka e saj! Nuk ka dyshim, ajo ngjason me miun e famshëm të vogël nga Disney! /Telegrafi/