Telegrafi

Qenushët marshojnë si ushtarë (Video)

Ata ecin së bashku,marshojnë dhe bëjnë çdo gjë që ai i thotë, raporton People’s Daily Online.

Zotëriu me mbiemrin Dai nga Qingdao në provincën Shandong është filmuar në rrugë nga një kalimtar teksa qenushët hedhin hapat, ulen, qëndrojnë në këmbë në të njëjtën kohë duke ndjekur komandat e tij.

“Nëse dështoni t’i kuptoni ato, atëherë është më e vështirë të komunikoni me kafshët”, tha Dai për China Central Television.

Klipi amator tregon se si ai vendos qenin më të madh në fillim të rreshtit para se ta komandojë të udhëheqë grupin.
“Sapo mësohesh me zakonet e tyre, bëhet shumë e lehtë t’i trajnosh ato”, tha Dai