Një studim i ri zbulon se qentë mbajnë në mend gjithçka që bëjmë, madje edhe atë që nuk ka asnjë lidhje me ta
Claudia Fugaca, studiuese e sjelljes së kafshëve nga Hungaria, u përpoq të stërviste qentë për të bërë detyra të thjeshta, por të panjohura, të tilla si shikimi i asaj që ndodhet në shportë, vendosja e një putre në karrige dhe goditja në një ombrellë.
Njerëzit që i stërvitën ata thjesht vetëm i bënë të gjitha ato detyra para qenve të tyre, transmeton Telegrafi.
Asnjë nga këto detyra nuk kishte një rezultat të vërtetë, dhe rastësia e tyre do të thoshte se ato nuk kishin ndonjë kuptim të lidhur.
Megjithatë, një orë pasi iu tregua ky aktivitet i çuditshëm, qentë mbajtën në mend secilin aktivitet tyre dhe i imituan ato, pavarësisht nga fakti se secila lëvizje ishte e rastësishme dhe nuk shoqërohej me një ëmbëlsirë apo shëtitje.
Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Lëreni qenin tuaj t’ju shikojë dhe mbani mend çdo lëvizje tuajën, edhe kur nuk ka asnjë efekt tek ai. /Telegrafi/