Site icon Telegrafi

“Qentë robotë” bëhen pjesë e ushtrisë amerikane

Nga një avion dalin, përveç ushtarëve, edhe miqtë e tyre me katër këmbë. Nuk janë qen, por robotë ose mjetet e luftës së të ardhmes.

Miqtë “e ri” më të mirë të njeriut, krijuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”, morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë javën e kaluar, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë.

Qentë robotë janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur kërcënimet që i kanosen ushtrisë amerikane.

Sipas Will Roper, ndihmës sekretar i Forcave Ajrore, ushtarët e të ardhmes do të kenë shumë më tepër të dhëna për të analizuar dhe do t’u duhet ndihmë për ta bërë këtë në sa më pak kohë që të jetë e mundur. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version