Telegrafi

Qentë përplasin veturën, derisa pronarja ishte në dyqan (Video)

Në Virginia të Shteteve të Bashkuara, një grua ka shkuar të bëjë pazar në dyqan, ndërsa i ka lënë në veturë dy qentë e saj.

Në mënyrë që kafshët të mos e kenë nxehtë, 70- vjeçarja e ka lënë makinën ndezur që ata të freskohen me ftohësin e lëshuar.

Por, qenë nuk kanë ndenjur si duhet dhe e kanë nisur veturën, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët e kanë parë momentin dramatik kur automobili dukej se lëvizte vet, derisa dikush e ka parë kokën e një qeni.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në këtë aksident, kurse në veturë janë bërë disa dëmtime të vogla. /Telegrafi/

https://youtu.be/bNl0b_ECcXU