Telegrafi

Qentë nuk i duan përqafimet tona!

Nëse qenushi juaj ndihet i trembur mos e përqafoni. Gjeni një mënyrë tjetër për t’i shprehur dashurinë katërputrakut tuaj.

Sipas një studimi nga Universiteti British Columbia qentë i urrejnë përqafimet. Nëse mendoni se një veprim i tillë i qetëson, nuk është e vërtetë.

Sipas Dr.Coren, kur qentë ndihen të kërcënuar, ata nuk kafshojnë, por duan të vrapojnë, të largohen.

Nëse ju i detyroni të qëndrojnë vetëm për t’i dhënë një përqafim, mos e bëni më.

Ky veprim rrit nivelin e stresit tek kafsha juaj.

Për t’jua bërë sa më të besueshme, Dr. Coren mblodhi 250 fotografi të njerëzve duke përqafuar qentë e tyre dhe ajo çfarë vuri re është për t’u habitur.

Qentë shprehnin shenja të ankthit e nervozizmit.

Dr. Coren pohoi se në 81.6 për qind të fotografive qentë shfaqnin ndjesi negative dhe vetëm në 7.6 për qind të fotografive qentë ishin të gëzuar.