Nuk e dimë se ku dhe kur janë regjistruar pamjet, por besojmë se këta qentë nuk do të mendojnë më të “ngacmojnë” kuajt.
Në fillim, një qen tërheq një kalë të lidhur nga bishti i tij, ndërsa shokët e tij lehin dhe lëvizin përreth.
Kali kthehet disa herë dhe meqë ishte i lidhur, vendosi t’u “japë një mësim kundërshtarëve” me goditje rrufe të këmbëve të pasme.
Ne të gjithë e dimë se sa i fortë është një kalë dhe bazuar në reagimin e tyre, besojmë se goditja i lëndoi. /Telegrafi/