Telegrafi

Qentë kënaqen në klubin e notimit

Qeni katërvjeçar Paris dhe gjashtëmuajshi Carlo notojnë së paku 5 kilometra në ditë në lumin Jialing në Chongqing, raporton gazeta lokale Chongqing Morning Post.

Qentë tani janë bërë anëtarët më të popullarizuar të ekipit fitues të qytetit, madje kanë edhe vendin e tyre të veçantë për të bërë dush pas notimit.

"Nëse anëtarët tjerë të ekipit rastësisht gjuajnë ndonjë gjë në lum, Paris zhytet në ujë dhe i largon nga aty", ka thënë pronari Yu Guoqing.

Ai ka thënë se Parisi ka notuar që prej moshës së Carlos dhe që dy të qentë e duan notin e tyre ditor.

Çdo pasdite ata u bashkohen kolegëve të tyre njerëz, dhe pas sinjalit, kërcejnë në lum.

"Fillimisht e kam blerë Parisin si një shok për të notuar por kurrë nuk ma ka marr mendja se do të bëj kështu. Cdo ditë ai noton së paku tri kilometra, e nganjëherë edhe deri në 25 kilometra”, ka thënë Yu.

Yu ka thënë se ai me gruan e tij janë notarë të flaktë dhe shënojnë distancën më të largët të qenit përditë. Ata vlerësojnë se ky qen ka notuar deri më tani mbi 10.000 kilometra.