Telegrafi

Qentë identifikojnë kancerin e prostatës

Studimi i ri e provon këtë. Sipas ekspertëve që kanë kryer testet, qentë kanë zbuluar me saktësi sëmundjen 90 për qind të kohës, ka treguar hulumtimi.

Është akoma duke u eksperimentuar, por të dhënat e para, janë vërtet inkurajuese. Një grup urologësh, nga Genova, kanë gjetur një rrugë mjaft të veçantë për zbulimin e tumorit të prostatës.

Qentë në “Qendrën Italiane të Kujdesit ndaj Qenve”, ndjekin një stërvitje të veçantë për të zbuluar kancerin e prostatës, dhe kjo është përmes nuhatjes së urinës.

Megjithëse eksperimenti është akoma në fazën fillestare, rezultatet e para të marra nga qentë, u kanë dhënë besim urologëve për të ardhmen.

Edhe një studim i realizuar nga universitetet kineze dhe të Izraelit, i publikuar më 2013 (British Journal of Cancer) tregoi se kanceri i stomakut mund të diagnostikohet me 90% precizitet vetëm duke analizuar (në mënyrë kimike, me aparatura) frymën e personit.

Qentë, të cilët shquhen për nuhatjen e tyre të pazakontë, synohet të përdoren për të zbuluar edhe sëmundje të tjera, në mënyrë që të bëhet e mundur kapja e sëmundjes në faza fillestare dhe të shmangen analizat e hollësishme. /Telegrafi/