Një djalë 12-vjeç është sulmuar brutalisht nga qentë endacak derisa po kthehej në shtëpi.
Abdulmetin Fidan po kthehej nga shkolla me dy shokët në qytetin Bursa në veriperëndim të provincës turke Bursa, kur qentë endacakë e sulmuan nga pas, transmeton Telegrafi.
Shokët e tij arritën t’i ikin dhëmbëve të mprehtë të qenve, kurse Abdulmetin është kafshuar disa herë në gjoks dhe këmbë.
Ky sulm brutal është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet vogëlushi i cili mundohet me çdo kusht t’i shpëtojë qenve të cilët e kishin rrethuar dhe në një moment e rrëzojnë në tokë.
Derisa po qëndronte i shtrirë dy nga katër qentë vazhdimisht e kafshojnë, duke bërë kështu që 12-vjeçari të bërtet nga dhimbjet e mëdha.
Por, në një moment ata tërhiqen duke i dhënë atij mundësinë që të ikë dhe të mos sulmohet sërish.
Me të mbërritur në shtëpi, Abdulmetin u tregoi prindërve se çfarë i kishte ndodhur. Kurse babai i tij e dërgoi me urgjencë në spital, ku mjekët e mbajtën nën vëzhgim për më shumë se një javë.
“Shokët e mi arritën të ikin, ndërsa mua më rrethuan dhe më kafshuan disa herë”, ka deklaruar Abdulmetin, i cili për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/