Shumë komuna të Kosovës ende nuk e kanë zgjidhur problemin e qenve endacakë.
Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës.
Në motin e nxehtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve, në qendër apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ujë, ushqim dhe strehim.
E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve.
Qytetarët e Mitrovicës, thonë se ndjehen të kërcënuar nga qentë endacak, pasi sipas tyre, është rritur numri i qenve dhe frikësohen nga ta.
Një lexues i Telegrafit, ka dërguar një video -incizim ku shihen qentë rrugëve dhe qytetarët teksa tentojnë të i largojnë te Ura e Ibrit. /Telegrafi