Qentë endacak vazhdimisht janë duke paraqitur rrezik për qytetarët në vend.
Lexuesit e Telegrafit kohë pas kohe dërgojnë video ku shihen dhjetëra qenë endacak, të cilët sulmojnë por edhe frikësojnë qytetarët në rrugë.
Një video e tillë ka ardhur sërish në redaksinë e Telegrafit, ku në qytetin e Prizrenit diku në orët e vona të natës, një tufë qensh endacak vrapojnë pas një veture.
Telegrafi ka raportuar edhe më herët për problematikën e qenve endacak, mirëpo edhe pse një projekt i financuar nga Qeveria e Kosovës, buxheti i së cilës kishte kaluar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), ka përfunduar gjendja në terren nuk ka ndryshuar. /Telegrafi/