Telegrafi

Qentë e mbrojtur mirë

Njësiti i zjarrfikësve Chaoyang në qytetin e Pekinit i ka pajisur qentë me këpucë për të mbrojtur shputat e tyre.

"Kjo ka të bëj kryesisht me mbrojtjen e shputave të tyre, e jo për modë", ka thënë një zëdhënës i njësitit të zjarrfikësve për gazetën “Beijing Times”.

Pjesët e poshtme të këpucëve janë të punuara nga lëkura, derisa pjesët e sipërme janë të punuara nga material i fortë për mbrojtje kundër zjarrit.

Departamenti ka thënë se mjedisi i punës së qenve zakonisht është shumë i rrezikshëm, dhe shputat e tyre shpesh prehen apo digjen.