Profesori i biologjisë, Andrew Poyarkov ka thënë se ai ka parë disa qen, që nuk ishin të shoqëruar nga pronarët e tyre, të cilët shfrytëzojnë metrotë për të udhëtuar.
Sipas tij, këta qen çdo ditë udhëtojnë me metro deri në qendër të qytetit, ku kërkojnë ushqim, ndërsa në mbrëmje kthehen në strehimoret e tyre jashtë qytetit, po ashtu duke udhëtuar me metro.
Sipas këtij studiuesi, qentë tashmë e dinë me kohëzgjatje se sa duhet të qëndrojnë në tren për të arritur deri në destinacionin e dëshiruar. Madje, sipas studimit të tij, këta qen e përcjellin edhe dritën e gjelbër në semaforët e qytetit për ta kaluar rrugën.
Ai beson se këta qen, në një mënyrë kanë arritur t’i përvetësojnë këto shprehi njerëzore, dhe tashmë është duke e studiuar këtë fenomen.