Site icon Telegrafi

Qentë dhe pronarët e tyre ndajnë rrezikun nga zhvillimi i diabetit të tipit 2

Foto: Dreamstime

Nëse qeni juaj vuan nga diabeti, rreziku është i madh që edhe pronari i tij do të sëmuret nga diabeti, ka treguar një studim i ri i shkencëtarëve suedezë dhe britanikë

Raporti i tillë nuk është konstatuar midis diabetit te macet dhe pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.

Për studimin, botuar në revistën BMJ, të dhënat nga një bazë e të dhënave veterinare u përdorën fillimisht për të identifikuar pronarët e qenve dhe maceve në Suedi, dhe më pas ata pronarë me diabet tip 2 u gjetën në Regjistrin Kombëtar Suedez të Pacientëve.

Shëndeti i kanakarëve të tyre shtëpiakë është verifikuar sipas policave veterinare të sigurimit.

Është treguar që pronarët e qenve me diabet 38 për qind janë të ndjeshëm ndaj zhvillimit të diabetit të tipit 2, në krahasim me pronarët e qenve të cilët nuk kanë diabet.

Vlen edhe e kundërta. Te qentë, pronarët e të cilëve vuajnë nga diabeti është vërejtur probabilitet për 28 për qind që nga ajo sëmundje edhe ata do të sëmuren.

Por shkencëtarët nuk kanë zbuluar një lidhje të tillë midis maceve dhe pronarëve të tyre.

Foto: Profimedia

Autorët pranojnë që studimi i tyre ka edhe mangësi. Së pari, ajo është e kufizuar në pronarët e qenve dhe maceve të cilët mund të përballojnë financiarisht sigurimin shëndetësor për kafshët e tyre shtëpiake. Së dyti, është një studim vëzhgues dhe nuk adreson shkaqet e kësaj shoqate.

Por autorët e studimit tregojnë se fakti që bëhet fjalë për një marrëdhënie midis pronarëve dhe qenve të tyre, dhe jo midis pronarëve dhe maceve të tyre, tregon për çfarë bëhet fjalë. Pra, pronarët dhe qentë e tyre shumë shpesh ndajnë të njëjtin nivel aktiviteti. Nëse pronarët janë më aktivë, qentë do të jenë dhe anasjelltas.

Nga ana tjetër, macet ‘kanë jetën e tyre’ dhe aktiviteti i tyre fizik nuk varet nga pronari.

Autorët më në fund konkludojnë se çdo pronar, qeni i të cilit ka diabet, duhet të mendojnë për ndryshimin e stilit të jetës. /Telegrafi/

Exit mobile version