Telegrafi

Qentë dhe macet u ofrojnë mbrojtje të veçantë foshnjave

Jeta në kontakt me qenin, i cili kalon pjesën më të vogël të ditës jashtë shtëpisë mund të forcojë sistemin e imunitetit të fëmijës në vitin e parë të jetës. Poashtu, foshnjat të cilat kanë kontakt me qentë më rrallë vuajnë nga infeksionet e veshit dhe rrugëve të frymëmarrjes se sa foshnjat të cilat jetojnë në shtëpi pa kafshë shtëpiake, konkludohet në studimin amerikan të publikuar ditë më parë.

Edhe macet u frojnë mbrojtje të caktuar foshnjave, edhe pse efekti i tyre i imunitetit është më i dobët se i qenve, thuhet në studimin e publikuar në revistën amerikane "Pediatrics".

Studimi bazohet në 397 fëmijë finlandezë, prindërit e të cilëve kanë shkruar çdo ditë në ditar gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre gjatë vitit të parë të jetës, nga nëntë deri 52 javë. Në përgjithësi foshnjat me qen dhe mace në shtëpi ishin për 30 për qind më pak të prira për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke përfshirë kollën, ethet dhe temperaturën dhe janë afërsisht përgjysmë më pak të prirë për të zhvilluar infeksione të veshit. Fëmijët me kafshë shtëpiake kanë shpenzuar edhe më pak antibiotikë. /Telegrafi/