Site icon Telegrafi

Qentë dhe dronët vihen në kërkim të katër rakunëve të arratisur nga ishulli anglez

Qentë gjurmues dhe dronët po kërkojnë ishullin Isle of Wight për katër rakunë të arratisur.

Bëhet e ditur se kafshët u çliruan nga kompleksi i tyre brenda natës dhe nuk kanë qenë në Amazon World Zoo Park për shumë kohë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Të gjithë janë duke kërkuar dhe ne kemi qen gjurmues dhe dronë që i kërkojnë”, tha mbikëqyrësja Rowena Welsh.

“Nuk janë të rrezikshëm dhe protokolli është që njerëzit të na thërrasin menjëherë dhe të mos përpiqen të afrohen sepse do të frikësohen shumë”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se rakunët janë kafshë nate dhe më e njohuri, ai i Amerikës së Veriut, mund të rritet deri në 90 cm dhe të peshojë deri në mbi 20 kilogramë.

Amazon World Zoo Park, pranë Arreton në lindje të ishullit, e përshkruan veten si kopshti që ka koleksionin më të madh të kafshëve ekzotike në Isle of Wight. /Telegrafi/

Exit mobile version