Site icon Telegrafi

Qentë me bishtin e tyre shprehin emocione: Tundja e bishtit nuk do të thotë gjithmonë se janë të lumtur

Pak gjëra janë më të këndshme kur ktheheni në shtëpi nga një qen që ju përshëndet me një tundje të gëzuar të bishtit

Qentë shprehin emocione me bishtin e tyre, shpjegon ekspertja e sjelljes së qenve, Katja Krauss, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, përcjell Telegrafi.

Por ndërsa ne mendojmë se kjo do të thotë lumturi – në fakt është vetëm një shenjë e mallëngjimit të kafshës, thotë ajo.

Është pothuajse një rregull që ndjenja e tensionit lidhet me intensitetin e tundjes së bishtit – sa më të ngadalta dhe të buta të me lëvizjet e bishtit, aq më pak tension ndien qeni.

Gjërat janë ndryshe nëse bishti lëviz më shpejt dhe nuk lëkundet në një distancë të gjerë.

Bishti i tendosur që qëndron vertikalisht dhe bën lëvizje të vogla do të thotë konflikt, madje edhe më shumë – një bisht i vertikal që ndalon së lëvizuri.

Qentë e lumtur zakonisht tundin bishtin e tyre që është i ngritur lart dhe pothuajse bën një rreth në ajër, thotë Krauss.

Por nganjëherë edhe qeni i lumtur mund të tundë bishtin shpejt dhe ashpër.

Për të dalluar gjendjet shpirtërore të një qeni ju duhet të vëzhgoni bishtin në situata të ndryshme për shembull kur e dini se ai ndihej i kërcënuar nga fillimi i një qeni tjetër.

Ndihmon gjithashtu kur merren parasysh karakteri i qenit, anatomia dhe mesazhet e dërguara nga pjesa tjetër e trupit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version