Site icon Telegrafi

Qenit të shurdhër ia mësojnë gjuhën e shenjave

Pasi që e kanë kuptuar se këlyshi i tyre vetëm tetë muajsh është i shurdhër, pronarët kanë vendosur t’ia mësojnë gjuhën e të shurdhërve. Pixie nga Australia dresohet nga Liz Grewal e cila ka katër qen të shurdhër të cilët ka arritur të mësojë të ulen, shtrihen dhe të afrohen nëse dikush i thërret.

”Qentë e kuptojnë gjuhën e trupit apo gjestet me duar. Këmbëngulja është çelës i mësimit të secilit qen, mirëpo të shurdhërve duhet më me këmbëngulje t’ua sqarosh. Megjithatë ata mësojnë më shpejt se qentë të cilët dëgjojnë sepse zërat tjerë u pengojnë”, thotë Liz.

Për t’ua tërhequr vëmendjen, Liz i lag me ujë nga shishja.

Exit mobile version