Telegrafi

Qenit i kapet zinxhiri në dyert e ashensorit duke e lënë atë të varur për disa momente – për fat të mirë një burrë arriti ta shpëtojë atë

Momenti drithërues u kap në kamera pasi zinxhiri i një qeni u kap në dyert mbyllëse të ashensorit, duke e lënë atë të varur nga tavani kur ashensori filloi të lëvizte.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, këlyshi i bardhë ishte me fat kur një person hapi dyert e ashensorit pak më vonë dhe e shpëtoi atë.

Një video e incidentit, që ndodhi më 23 tetor, u kap nga kamerat e sigurisë në një bllok apartamentesh në qytetin Jingmen në provincën kineze, Hubei.

Sipas faqes së lajmeve, Baidu, qeni hyri vetëm në ashensor dhe zinxhiri i tij u kap në dyert mbyllëse. /Telegrafi/