Pronarët e një qeni që ishte vjedhur nga persona të panjohur pesë vite më parë, nuk kanë mundur t’ju besojnë syve kur para tyre u shfaq qeni që dikur e mbanin në shtëpi.
Qenushi me emrin Skampi ishte zhdukur nga shtëpia në Radstok të Anglisë, më 31 gusht të vitit 2013, pasi një veturë me disa persona në rrugë besohet se e kishin vjedhur, transmeton Telegrafi.
Pronari i tij Nicol Skampi për asnjë moment nuk ishte ndalur duke e kërkuar. Pas zhdukjes së qenit kishte filluar një kampanjë “Ta ndihmojnë Skampin të kthehet në shtëpi”, dhe vazhdimisht i përditësonte të dhënat dhe priste që dikush të lajmërohet me ndonjë informacion.
Dhe pas shumë viteve kërkime të dështuara, mendoi se kurrë më nuk do ta sheh. Megjithatë, duket se atij i buzëqeshi fati kur dikush i dërgoi një video të një qeni që ngjante me Skampin, që dukej duke bredhur rrugëve të pjesës veriore të Londrës.
Është interesant se si qenushi është gjetur në pjesën veriore të Londrës, që i bie të jetë afro 200 kilometra larg qytetit Radstok, ku kishte jetuar më herët më pronarin e tij.
Për fat të mirë ai tani është rikthyer në shtëpinë e tij, kurse pronari falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar ta gjej. /Telegrafi/