Site icon Telegrafi

Qenin që e la vetëm për disa orë, i shkaktoi dëm prej afro 2,000 eurove (Foto)

Tara Jameson nga Londra, që e la vetëm qenin Bobbie në shtëpinë e nënës së saj, u befasua keq kur u kthye dhe gjeti dëmin enorm që kishte shkaktuar.

Kafsha katërvjeçare, ishte mërzitur shumë për pronaren dhe e ka gërryer derën e shtëpisë, ndërsa ka kafshuar edhe shumë gjësende tjera, që duhet të hidheshin, transmeton Telegrafi.

Pas llogarive që bën mirëmbajtësit, 29-vjeçarja mbeti e tronditur kur kuptoi se duhet të paguajë afro 2,000 euro për të kryer meremetimet nga dëmet e Bobbit.

Dëmet që i shkaktoi Bobbi

“E lash vetëm për tri orë, për të shkuar me shoqet që të ushtrojmë rutinën e vallëzimit, që do ta luajmë në dasmën e shoqes”, ka treguar Jameson.

Në të njëjtën kohë, ajo ka thënë se qeni e kishte një kovë me lodra të tij, ndërsa shumë më lirë do i kushtonte ta dërgonte te ndonjë kujdestar që paguhet me orë. /Telegrafi/

Exit mobile version